KF Renova futet në karantinë 14 ditore

KF Renova duke filluar nga sot është futur në karantinë, kjo shkaku i 5 pjesëtarëve të infektuar me “Covid 19” te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Testeve të dyta disa prej pjesëtarëve të infektuar duheshe që të ju nënshtrohen gjatë ditës së sotme, mirëpo pavarësisht kësaj sot në adresë të klubit nga Xhepçishti nga organet kompetente shtetërore të shëndetësisë, kishte arritur njoftimi që e gjithë skuadra, pavarësisht nëse kanë pasur kontakte ose jo, të vetëizolohet, duke qëndruar në shtëpi për dy javë të plota.

Një ndër të infektuarit te KF Renova është edhe drejtori sportiv, Fisnik Nuhiu, ndërsa gjithashtu të infektuar rezultojnë edhe 3 futbollistë dhe ekonomi i skuadrës.

Leave a Reply