Sormani drejt largimit nga Partizani, ja kush mund ta zëvendësojë!

Partizani nuk po kalon çaste aspak të mira në Superligën shqiptare nën drejtimin e strategut italian, Adolfo Sormani, pozita e të cilit është vënë në pikëpyetje të madhe. Kjo ka bërë që nga tabori i Partizanit të vihen në lëvizje, ndaj edhe kanë bërë një plan “B”, në rast se vjen edhe deri te një largim i tillë.

Në të shkuarën trajnerët që kanë pasur probleme të tilla, nuk kanë dalë në stërvitjen e radhës dhe më pas ka ardhur zgjidhja e marrëveshjes. Kjo gjë i ka ndodhur edhe vetë Sormanit në tetor të vitit 2016-të, që u largua si për koincidencë fill pas humbjes me Kukësin.

Nëse vendoset që italiani të largohet, Dritan Mehmeti që drejton Partizanin B parashikohet të jetë trajneri që do ta mbyllë sezonin aktual të “demave” në Superiore.

Mehmeti e njeh mirë ambientin dhe grupin, pasi ka qenë pjesë e stafit edhe kur grupi u formua në verë, por u distancua pas përplasjes me ish-trajnerin Franko Lerda. Partizanë pas 28 xhirove mban pozitën e 8-të me 38 pikë, duke rrezikuar madje edhe mbijetesën.

Kujtojmë Partizani, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica dhe Besnik Ferati,  është skuadra kampione në fuqi në Superligën shqiptare.

Leave a Reply