Fenerbahçe ndaj Kajserisporit pa trajner, skuadrën do ta udhëheq Belezogllu

Pas tre muajve pauzë shkaku i koronavirusit, futbolli në Turqi rikthehet të premten, (12 qershor), ditë kjo në të cilën do të luaj edhe skuadra e Fenerbahçes, aty ku luan edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Para përhapjes së koronavirusit krerët e klubit të Fenerbahçes kishin shkarkuar nga posti i kryetrajnerit, Ersun Janalin, ndërsa edhe deri më sot ata nuk kanë emëruar ndonjë trajner tjetër.

Kësisoj në ndeshjen ndaj Kajserispor, Fenerbahçen do ta udhëheq legjenda e futbollit turk, dhe aktualisht futbollisti i tyre, Emre Belezogllu.

Ky i fundit me shumë gjasa do të drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Trabzonsporit, ndeshje kjo që në program është me datë 16 qershor.

Leave a Reply