Plotë 8 rinovime brenda ditës te Renova

Drejtuesit e Renovës gjatë ditës së sotme kanë bërë një punë të mrrekullueshme, teksa arritën të vazhdojnë kontratat me plotë 8 futbollistë, duke ruajtur në këtë mënyrë boshtin e skuadrës, që me siguri se edhe vitin tjetër do të konkurrojë për vendet e para në tabelë, njofton “infOSport.mk”.

Ndër futbollistët që rinovuan kontratën edhe për një vit tjetër me “gjipspunuesit”, janë: Argjend Gafuri, Burim Sadiki, Bashkim Veliu,

Saimir Fetai, Remi Selmani, Nenad Mishkovski, Xhelil Abdullai dhe Nehar Sadiki.

Mirëpo me këtë drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti nuk e kanë dhënë fjalën e fundit, pasi dëshira e tyre është që të përforcojnë skuadrën edhe me 2-3 emra të rinj, me të cilët do të shtohej edhe më shumë konkurrenca, por edhe cilësia në skuadër.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply