Godet FC Shkupi, transferon kostarikanin, Rodrigez!?

FC Shkupi është pasuruar me një futbollistë nga Kostarika. Bëhet fjalë për mesfushorin Fredy Antonio Alvarez Rodrigez, i cili luan si mesfushorë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse nga tabori “bardhekaltër” nuk kanë njoftuar rreth këtij transferimi, është “transfermarkt”, që ka zbuluar transferimin e 25-vjeçarit kostarikan, i cili mund të luaj edhe si sulmues krahu.

Ai te FC Shkupi vjen si agjent i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës kostarikane të ADR Jicaral.

Ndryshe, Rodrigez gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në vendlindje, duke luajtur për 5 skuadra të ndryshme, me përjashtim të vitit 2017-të, kur kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Deportivo Municipal nga Peru.

25-vjeçari Rodrigez edicionin e fundit me fanellën e skuadrës së ADR Jicaral, në 21 ndeshje realizoi 8 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale, i njëjti numëron 26 gola, shifra këto të mira për një futbollistë mesfushorë, i cili pritet që mesfushës së FC Shkupit ti jap më shumë fantazi.

Leave a Reply