Nuk është as Imobile, e as Ronaldo! Ja kush zgjidhet MVP i “Serie A” për sezonin 2019/2020

Edhe pse shënuan më së shumti gola për skuadrat e tyre, as ÇIRO Imobile, e as Kristiano Ronaldo nuk arritën që të rrëmbejnë çmimin e MVP në “Serie A” për sezonin 2019/2020.

Imobile me 36 gola të shënuar doli të jetë golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian, ndërkohë Ronaldo u rendit në pozitën e dytë me 31 gola. Mirëpo edhe këto shifra finalizimesh nuk ndihmuan këtë dyshe që të shpallen më të mirët e sezonit, pasi një çmim të tillë fitoi Paulo Dybala, ndryshe bashkëlojtarë i Ronaldos te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” u shpall kampione e Italisë për të 9-tin vit me rradhë, ndëkohë kontribuiti i argjentinasit ishte shumë i madh. 26 vjeçari Dybala sezonin 2019/2020 në “Serie A”, e mbylli me 11 gola dhe 11 asistime në gjithsej 33 paraqitje.

Leave a Reply