Ronaldo nuk e pranon dot, por Juventusi i tij u eliminua nga Lioni (VIDEO)

Skuadra franceze e Lionit ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke e eliminuar Juventusin, një ndër skuadrat që shihej si pretendente që këtë vit të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, njofton “infOSport,mk”.

Lioni të premten në mbrëmje në Torino u mund 2:1 nga “Zonja e Vjetër”, mirëpo në fund kjo disfatë doli të jetë shumë e ëmbël, pasi skuadra nga “Zherlland” preu biletën për në çerekfinale, kjo falë edhe fitores minimale 1:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën franceze, por ndoshta edhe golit të hershëm të shënuar nga ana e Memfis Depaj.

Ish futbollisti i Junajtedit shënoi në rrjetën e “bardhezinjëve” që në minutën e 12-të, duke paralajmëruar një ndeshje të rëndë për Juventusin, që u rikthye në lojë ka fundi i pjesës së parë. Dy minuta para fundit të saj, kampionët e Italisë përfituan një penalti, të cilën në gol e shndërroi Kristiano Ronaldo.

I njëjti futbollistë shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 60-të, mirëpo ky gol doli të jetë i fundit i këtij takimi, pasi edhe përkundër tentativave të shumta dhe dëshirës së madhe për të shënuar edhe golin e tretë, Juventusi nuk arriti të bëjë një gjë të tillë.

Rezultati final i dy përballjeve në fund ishte 2:2, mirëpo goli i Lionit si vendas pa pranuar gol doli të jetë me peshë shumë të madhe, duke ju siguruar atyre kualifikimin për në çerekfinale, aty ku do të përballen me Mançester Sitin e Pep Guardiolas.

Leave a Reply