Dy pjesëtarë të Gjilanit rezultuan pozitiv me “Covid 19”

Gjilani ka pranuar edhe zyrtarisht rezultatet e ritestimeve për “COVID-19”, derisa ka mësuar se një futbollist dhe një zyrtarë i klubit kanë rezultuar pozitiv.

Gjendja e pjesëtarëve të klubit është mjaftë stabile, pa ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjilanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes nga San Marino.

Ndeshja në fjalë në program është me datë 20 gusht në stadiumin “Seravalle” me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply