Tirana prezanton Filip Najdovskin

Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, pasditën e sotme ka prezantuar mesfushorin difenziv, Filip Najdovski, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin për transferimin e 27-vjeçarit Najdovski te “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare, “infOSport.mk”,  e zbuloi që orë më parë, ndërsa tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Tiranës, përmes një postimi në faqen zyrtare në “facebook”.

Menjëherë pasi kreu vizitat mjekësore, Najdovski firmosi kontratë dy vjeçare me kampionët e Shqipërisë. Ai menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re në Pogradec, aty ku Tirana po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve që e presin këtë skuadër, fillimisht në garat e Ligës së Kampionëve, e më pas edhe në kuadër të sezonit 2020/2021 në Superligën shqiptare.

Kujtojmë Tirana në raundin e parë eliminatorë të ligës më prestigjioze europiane, do të përballet me Dinamo Tbilisin nga Gjeorgjia.

Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me…

Публикувахте от KF Tirana в Сряда, 12 август 2020 г.

Leave a Reply