E bujshme, Drita e Bogovinës angazhon ish reprezentuesin e Maqedonisë

Drita e Bogovinës nuk ka të ndalur në merkato, teksa gjatë ditës së sotme kanë zyrtarizuar marrëveshjen me ish reprezentuesin e Maqedonisë, Zoran Baldovaliev, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Strumica, te skuadra nga Bogovina vjen nga rradhët e Tikveshit, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti ka bërë edhe një karrierë ndërkombëtare, të cilën e kishte filluar në vitin 2003, për ta ërmbyllur janarin e vitit 2020, me përjashtim të sezonit 2012/2013, kur kishte veshur fanellën e Horizont Turnovës.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, te Bellasica, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Akademia Pandev dhe së fundmi me Tikveshin.

Ai në Ligën e parë numëron 92 ndeshje dhe 39 gola të shënuar, ndërsa me fanellën e përfaqësueses së vendit ka zhvilluar 11 ndeshje, duke realizuar 2 gola.

Momentet e tij më të mira në karrierë i kishte kaluar në Greqi, me fanellën e skuadrës së AOK Kerkyra, për të cilën skuadër në 48 ndeshje kishte realizuar 15 gola, ndërsa në futbollin vendor, në sezonin 2012/2013 me Horizont Turnovën në 34 ndeshje kishte shënuar 22 gola, përfshirë këtu edhe 1 gol në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, transmeton “infOSport.mk”.

Në vitin 2006, 37-vjeçari Baldovaliev me Ventspils ishte shpallur kampion i Letonisë, ndërsa gjurmë kishte lënë edhe në Bullgari me skuadrën e Lokomotiv Plovdiv.

Leave a Reply