Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë!

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme udhëtoi për në Minsk të Bjellorusisë, aty ku nesër ekipi “kuqezi” do të përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Në prag të këtij takimi, Reja po has në shumë probleme, kjo pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 7 futbollistëve.

Kështu mbrojtja bëhet reparti me më shumë mungesa, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që Reja në këtë repart të vendosë treshen Xhimshiti, Veseli dhe Dermaku, që do të veprojnë me shumë gjasa para portierit,  Strakosha.

Në mesfushë, “gladiatori” Gjasula me “pitbullët” Keidi Bare dhe Amir Abrashi mund të kenë në mbështetje kapitenin Hysaj dhe një mes Trashit dhe Roshit në të majtë.

Në sulm, Cikalleshi duket se ofron garancinë që kërkon trajneri por i gatshëm është edhe Armando Sadiku. Bashkë me njërin prej tyre, Manaj shihet si më i sigurt për fanellën e titullarit.

Ndeshja midis Bjellorusisë dhe Shqipërisë në program është të enjten me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply