Messi megjithatë mbetet në “Kamp Nou”! Argjentinasi sot jep vendimin final

Gjasat janë shumë të mëdha që Messi të mbetet në “Kamp Nou”, transmeton ekskluzivisht “TyC Sports”. Kjo e fundit ditëve të fundit ka shpalosur shumë të reja lidhur me Lionel Messin. Sipas gazetarit të kësaj të përditshme, Martin Arevalo gjasat që kapiteni ta vazhdojë karrierën në “Kamp Nou” janë 90%. Pritet që Messi sot edhe përfundimisht të jap vendimin final.

Dje në Barcelonë u zhvillua një takim midis drejtuesve të Barcelonës dhe përfaqësuesve të argjentinasit, babait dhe vëllait të Messit.

Ky takim nuk dha rezultatin e duhur, ashtu që u tha se negociatat do të vazhdojnë edhe sot.
Presidenti i “katalunasve”, Josep Maria Bartomeu është kategorik në vendimin e tij, duke pohuar se legjenda mund të largohet nga “Kamo Nou” vetëm nëse aktivizohet klauzola e blerjes së kartonit të tij në vlerë prej 700 mln euro.

Ndërkohë Messi është i vendosur që të largohet nga Barcelona si agjent i lirë dhe të nënshkruajë me Mançester Sitin, aty ku do të punonte sërish bashkë me Pep Guardiolan.

Messi është i dëshpëruar nga udhëheqja e presidentit Bartomeu, ndërsa kjo ka bërë që argjentinasi mos të paraqitet as për kontrolle mjekësore në skuadër, ndërsa gjithashtu edhe në stërvitje, aty ku po mungon tashmë plotë 5 ditë.

Leave a Reply