Bersant Celina vazhdon karrierën në elitën e futbollit francez

Futbollisti i talentuar i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Francë.

Sulmuesi kosovar gjatë ditës së sotme ka firmosur me ekipin e Dizhon, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit francez.

Celina është një prodhim i akademisë së Mançester Sitit, ndërsa sezonin e kaluar luajti me Sounsin. Ai gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Ipsuiç në Angli, ndërsa si i huazuar për një sezon të plotë kishte luajtur edhe me Tuenten në Holandë.

Celina shihet si një përforcim i madh për repartin ofenziv të Dizhon, që sezonin e ri në “Ligue 1” nuk e nisi aspak mbarë, duke pësuar dy disfata në dy xhirot e para të sezonit 2020/2021.

Celina me Dizhon ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Leave a Reply