Biroll Topçiu jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Gostivari

Pas largimit të trajnerit të Bellasicës, Vane Milkov në Ligën e Parë, ka ardhur edhe largimi i parë i një trajneri në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për trajnerin e Gostivarit, Biroll Topçiu, i cili një gjë të tillë kishte konfirmuar përmes profilit të tij në “facebook”.

“Kisha nderin të jemë Trajneri i K.F. GOSTIVARI, ku edhe u rita si futbollist i këtij Klubi. Nga sot nuk jam më Trajner i K.F. GOSTIVARIT për shkaqe të ndryshme, kështu që K.F. GOSTIVARIN në 4 ndeshjet e para e lë pa humbje. I falemenderoj te gjithë ata që më perkrahën. K.F.GOSTIVARIT  i dëshiroj suksese në vazhdim te Kampionatit” – kishte shkruar Topçiu në “facebook”.

Topçiu drejtimin e Gostivarit e morri me 17 dhjetor të vitit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, në të cilin udhëhoqi skuadrën në vetëm dy ndeshje, kjo për shkak ndërprerjes së kampionatit me rastin e pandemisë “Covid 19”.

Edicionin e ri Gostivari u fut me ambicie shumë të mëdha, mirëpo në 4 ndeshjet e para, kjo skuadër tuboi vetëm 8 pikë, duke regjistruar dy fitore dhe dy barazime.

 

Leave a Reply