ZYRTARE, Roma humb në tavolinë ndeshjen ndaj Veronës

Një gabim teknik i ka kushtuar shumë skuadrës së Romës, e cila ka humbur në tavolinë ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Serie A” kundër Veronës, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë ishte mbyllur me rezultatin 0:0, mirëpo Gjykata Sportive në Itali i ka dhënë fitoren 3:0 në tavolinë Veronës, pas një vendimi të marrë sot.

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së “Ujkeshës Romake”, pasi mesfushori Diavara, i cili në listën e dorëzuar te Liga, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç.

Por, mesfushori i kishte mbushur 23 vjeç me datë 17 korrik. Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës dhe pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit kanë siguruar 3 pikët në tavolinë.

Leave a Reply