Edhe një tjetër futbollistë shqiptarë transferohet në Turqi!

Turqiа është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara të momentit për futbollistët shqiptarë të cilët kanë “zaptuar”, ligën e parë dhe Superligën, teksa ëndërrojnë të ecin në gjurmët e bomberit kosovar, Vedat Muriqit.

Futbollisti i rradhës që ka vendosur të vazhdojë karrierën në futbollin turk, është shqiptari i Kosovës, Idriz Voca, i cili ka nënshkruar me skuadrën e Ankaraguxhu.

23-vjeçari te kjo skuadër është transferuar nga Lucerni, teksa me skuadrën nga kryeqyteti turk ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Idriz Voca Ankaragücümüzde 🔥🔗 https://ankaragucu.org.tr/idriz-voca-ankaragucumuzde/#Ankaragücü

Публикувахте от MKE Ankaragücü в Сряда, 23 септември 2020 г.

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të fortë dhe të suksesshëm siç është Ankaragucu. Jam i entuziazmuar t’i shërbej këtij komuniteti dhe premtoj të jap më të mirën time të mundshme”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar gjatë prezantimit.

Voca gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm me Lucernën, me të cilën skuadër numëron gjithsej 99 ndeshje, 83 prej të cilave në Superligën turke. Ai me këtë fanellë ka regjistruar edhe 4 gola, ndërsa vlen të theksohet se me përfaqësuesen kosovare deri më tani ka zhvilluar 10 paraqitje.

Leave a Reply