Sileksi gati 12 vite e gjysmë nuk dinë për fitore ndaj Shkëndijës në Tetovë

Shkëndija sot në Tetovë do të mirëpret Sileksin në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Takimi i sotëm do të jetë i 45-ti mes këtyre dy skuadrave, që këtë vit prezantuan vendin tonë në garat europiane. Shkëndija ka dominim të plotë, pasi në 44 ndeshjet e deritanishme “kuqezinjtë” nga Tetova kanë regjistruar 29 fitore, 8 ndeshje janë mbyllur me barazime, ndërkohë në 7 raste Sileksi kishte dalë fitues.

Fitoren e fundit skuadra nga Kratova ndaj Shkëndijës e kishte realizuar edicionin e kaluar, kur në kuadër të javës së dytë kishte shënuar fitore minimale 1:0. Megjithatë kur janë në pyetje fitoret e Sileksit në Tetovë, e fundit daton me 23 prill të vitit 2008.

Sileksi gati 12 vite e gjysme nuk dine per fitore ndaj Shkendijes ne Tetove. Per here te fundit qe skuadra nga Kratova…

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.

Ndryshe Sileksi nga gjithsej 22 ndeshje të zhvilluara kundër Shkëndijës në Tetovë, ka regjistruar vetëm dy fitore, dy barazime dhe 18 disfata, transmeton “infOSport.mk”.

Këto të dhëna statistikore tregojnë qartë se Shkëndija shihet si favorite absolute edhe në takimin e sotëm, mirëpo një gjë të tillë djelmoshat e Ernest Gjokës do të duhet ta dëshmojnë edhe në fushën e blertë.

Ndeshja Shkëndija-Sileksi starton në ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet në ekrat e RTVM dhe Arena Sport.

Leave a Reply