Maqedonia buzëqesh, nëse eliminojnë Gjeorgjinë në Euro 2021 do luajnë me….!

Përfaqësuesja e Maqedonisë të enjten në mbrëmje në arenën “Todor Proeski” në Shkup mundi Kosovën me shifrat 2:1, duke siguruar një vend për në finalen e madhe të Ligës “D” në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Kjo fitore atyre ju siguroi një përballje me Gjeorgjinë në finale, ndërsa në rast se të besuarit e Igor Angellovskit kalojnë edhe këtë pengesë, ata do të siguronin një vend për në ndeshjet finaletë Euro 2021, ku do të hasnin në kundërshtarë më të lehtë, nga ajo që parashikohej.

E gjithë kjo, falë fitores së Islandës ndaj Rumanisë në Ligën “B”. Kështu Maqedonia, gjithnjë nëse do të fitonte finalen ndaj Gjeorgjisë, në “Euro 2021” do të luante në grup së bashku edhe me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Në rast se Rumania arrinte të luante në Europianin e ardhshëm, atëherë si një ndër nikoqirët e këtij eventi do të luante në grupin e Maqedonisë së Veriut, pra me Holandëën, Ukrainën dhe Austrinë.

Kështu ekipi përfaqësues i vendit tonë do të luante në “Grupin e Vdekjes”, pjesë e së cilës janë Portugalia, Gjermania dhe Franca.

Udhëtuesi i fundit në këtë grup tashmë do të kërkohet nga fituesi i përballjes finale të Ligës “B” midis Islandës dhe Hungarisë.

Siç theksuam në fillim, Islanda mundi Rumaninë me rezultatin 2:1, ndërkohë Hungaria në Sofje mundiBullgarinë (3:1).

Leave a Reply