Musliu: Nuk e kisha të lehtë të luaja ndaj Kosovës, por ne jemi profesionistë!

Visar Musliu edhe njëherë tjetër dëshmoi se është një komandant i vërtetë në mbrojtjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, shkruan “infOSport.mk”.

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari, që luan në Hungari me ekipin e MOL Fehervar ishte perfekt edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, duke ndihmuar ekipin “verdhekuq” për të siguruar një finale me Gjeorgjinë. Megjithatë i njëjti pas përfundimit të ndeshjes e pranoi se nuk e kishte pasur të lehtë aspak të luante kundër vëllezërve shqiptarë nga Kosova.

“Fillimisht mund të them se jemi të lumtur që u kualifikuam. Qëllimi ishte të fitonim këtë ndeshje dhe të ishim aty ku dëshironim. Prisnim të ishte ndeshje e vështirë dhe natyrisht në një ndeshje duhet të jepet maksimumi. Nuk ishte e lehtë të luanim kundër tanëve, të themi të drejtën. Por ky është sporti, ne jemi lojtarë profesionalë e dimë që jeta vazhdon edhe pas kësaj ndeshjeje.” – është shprehur Visar Musliu.

Leave a Reply