Bardhi: Edhe po të kishte fituar Kosova do të isha i lumtur!

Enis Bardhi ishte futbollisti i ndeshjes përballë Kosovës. Mesfushori i Levantes ishte i pandalshëm gjatë gjithë 90-të minutave në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim për “SuperSport2” tha se do të ishte i lumtur në rast se edhe Kosova do ta fitonte këtë ndeshje.

Enis Bardhi🙌"Po të fitonte edhe Kosova, do të isha i lumtur" 👏👏👏Meriton shumë respekt ky futbollistë…

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 8 октомври 2020 г.

“Normalisht, këto lloj ndeshjesh janë shumë të rënda si psikologjikisht edhe fizikisht. Futbolli është respekt. Nëse do të kishte fituar Kosova, do të isha ndier mirë dhe do të isha gëzuar. Në fund të fundit, jemi të njëjtë” – tha Enis Bardhi pas përfundimit të ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, në të cilën ndeshje në fund fitores iu gëzuan pikërisht “verdhekuqtë” me rezultatin 2:1, duke siguruar finalen e madhe të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020. (Foto: Gol.mk)

Leave a Reply