Angellovski: Ndaj Estonisë mendojmë vetëm për 3 pikët e plota

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, në konferencën për shtyp ka shpalosur pritshmëritë në prag të takimit të nesërm kundër Estonisë në Talin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në kuadër të grupit 2 të Ligës “C” të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Në dy xhirot e deritanishme, Maqedonia e Veriut ka grumbulluar 4 pikë, ndërsa dëshira e Angellovskit është që pas ndeshjes me Estoninë në Talin, të kenë 7 pikë në konton e tyre, duke vazhduar kryesimin e grupit, ku gjithashtu bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia dhe Armenia.

“Po përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër. Takimi me Kosovën tashmë është pas nesh dhe jemi plotësisht jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme. Filluam mirë në grupën e Ligës së Kombeve dhe qëllimi është të fitojmë tre pikët në duelin e nesërm. Kualiteti i futbollistëve të mi më jep të drejt të besoj që do të kemi sukses, me të vërtetë jam i lumtur që punoj me këtë grup të futbollistëve, të cilët në çdo ndeshje po e konfirmojmë vlerën e tyre. Të gjithë vihen në funksion dhe në këtë mënyrë i mbulojmë problemet që i kemi me futbollistët e lënduar. E respektojmë kundërshtarin, kanë futbollist të mirë, Tunjov nga Spal, Vasilev  nga Flora dhe duhet të jemi maksimalisht të vëmendshëm”, – deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Ndeshja Estoni – Maqedoni e Veriut zhvillohet nesër me fillim në ora 18:00 në Talin.

Leave a Reply