Reagon KF Vëllazërimi pas disfatës nga Gostivari! Ndeshja e sotme u uzurpua nga referët nga Shkupi

Vëllazërimi i Kërçovës gjatë ditës së sotme pësoi disfatë minimale 0:1 nga Gostivari. Kjo disfatë nuk ka kënaqur aspak drejtuesit e skuadrës nga Kërçova, të cilët pas përfundimit të ndeshjes dolën me një reagim përmes faqes së tyre zyrtare, njofton “infOSport.mk”.

Sipas tyre derbi i sotëm shqiptarë u uzurpua nga referët nga Shkupi, të cilët gjatë pjesës së parë kishin dëmtuar Vëllazërimin drejtëpërdrejtë, duke mos akorduar penalti të pastërt. Për më tepër në minutën e 27-të, arbitri Mladenoski kishte ndëshkuar edhe me kartonin e dytë të verdhë kapitenin e vendasve, Murat Adili, duke lënë skuadrën e Vëllazërimit me 10 lojtarë në fushë.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të skuadrës kërçovare:  

KF VËLLAZËRIMI – KF GOSTIVARI  0:1

“Ndeshja e sotme pritej të karakterizohet nga duelet sportive të lojtarëve në fushë, por u uzurpua nga referët nga Shkupi,me një referim skandaloz që prishi shijen e derbit. Që në pjesën e parë u vërejt tendenca e referit kryesor, ku në vend që të referojë penallti për Vëllazërimin, i tregoi karton të verdhë Murat Adilit, për gjoja aktrim. Në minutën e 27 sërish ndëshkoi me të verdhë Adilin për një faul të dyshimtë, duke lënë ekipin tonë pa golashënuesin kryesor. Edhe me lojtar më pak Vëllazërimi nuk u dorëzua dhe pati 2 rastet më të pastra të takimit, por u dënua nga një ndërprerje loje, nga e cila Gostivari shënoi golin e vetëm. Për ta pasqyruar më së miri epilogun e takimit të sotëm, mjafton të ceket se referi tregoi 16 kartona të verdhë dhe 1 të kuq, në një ndeshje të rëndomtë kampionale. Nuk jemi të sigurt për prapavijën e këtij referimi, por nga gjithë të pranishmit në takimin e sotëm u pa se qëllimi për tu dëmtuar Vëllazërimi,sot ishte evidente”.

KF VËLLAZËRIMI – KF GOSTIVARI 0:1Ndeshja e sotme pritej të karakterizohet nga duelet sportive të lojtarëve në fushë,…

Публикувахте от KF Vëllazërimi в Събота, 10 октомври 2020 г.

Leave a Reply