CR7 kthehet në Torino me avion privat, futet në karantinë

Ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo është rikthyer në Itali me avionin e tij privat për të kaluar karantinën në Torino.

Portugezi dy ditë më parë rezultoi pozitiv me “Covid 19”, derisa ishte pjesë e grumbullimit me kombëtaren portugeze për ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Lajmin për rikthimin e Ronaldos në Itali, e kanë bërë të ditur edhe nga skuadra e Juventusit, të cilët njoftuan opinionin përmes kësaj deklarate:

“Kristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente shëndetësore me kërkesë të lojtarit dhe do të vazhdojë të jetë në izolim në shtëpinë e tij”.

Në momentin kur zbarkoi në Torino, CR7 u transportua nga një ambulancë për në banesën e tij, ku do të qëndrojë në izolim derisa të shërohet plotësisht.

Leave a Reply