11 ndeshje gjatë muajve tetor midis Vardarit dhe Shkëndijës, ja cila skuadër ka më shumë fitore

Ndeshja e sotme në Shkup midis Vardarit dhe Shkëndijës do të jetë e 59-ta mes këtyre dy rivalëve të mëdhenj, ndërsa e 12-ta që këto dy skuadra do ta zhvillojnë gjatë muajit tetor, njofton “infOSport.mk”.

Statistikat tregojnë se ky muaj është më i suksesshëm për Vardarin, skuadër kjo që ka 6 fitore, kundrejt 3 fitoreve të Shkëndijës, derisa 2 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Megjithatë vlen të përmendet se Shkëndija në 3 ndeshjet e fundit të tetorit nuk dinë për disfatë ndaj Vardarit, teksa ka regjistruar 2 fitore dhe 1 barazim.

Leave a Reply