Shkëmbim interesant midis Realit dhe Junajtedit, Pogba bëhet “mbret”!

Real Madridi nuk ka hequr dorë asnjëherë nga transferimi i Poll Pogbas, ndërsa te Junajtedi dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm për interesimin e Realit dhe u kanë propozuar “Mbretërve” një shkëmbim mjaft interesant.

Drejtuesit e skuadrës angeze i kanë kërkuar Realit kartonin e Federiko Valverdes në këmbim të Poll Pogba.

Valverde është shndërruar në një nga futbollistët kyç te skuadra “madrilene” dhe është e vështirë të besohet se do të heqin dorë nga ai. Megjithatë në futboll shpesh ndodhin edhe befasitë në merkato,ashtu që një e tillë mund të ndodh edhe janarin e vitit të ardhshëm, kur edhe zyrtarisht skuadrat mund të bëjnë pazaret e tyre me futbollistë të rinj.

Leave a Reply