Bashkëlojtari i Kumbullës te Roma rezulton pozitiv me “Covid 19”

Bashkëlojtari i Marash Kumbullës te Roma, Xhanluka Mançini ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti përmes  rrjeteve sociale.

24 vjeçari nuk ishte pjesë e “ujqërve” nga Roma në ndeshjen e mbrëmshme të Liga Europa përballë Jang Bojs, ndërsa i njëjti do të mungojë edhe të hënën në ndeshjen derbi kundër Milanit në kuadër të javës së 5-të në Serie A.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dola pozitiv në COVID-19 dhe si rezultat duhet të futem në karantinë.Ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe forca Roma”, – ka shkruar mes tjerash Mançini.

Kujtojmë se Mancini është një nga futbollistët e shumtë nga Italia që janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Leave a Reply