Portieri i ri shpëtoi Çelzin në “Olld Traford” (VIDEO)

Është mbyllur në barazim pa gola derbi ndeshja midis Mançester Junajtedit dhe Çelzit, e vlefshme për xhiron e gjashtë në Premierligë.

Ishte një ndeshje, që deri diku skuadra e Solskjaer dominoi, por pa sukses për të gjetur rrugën e rrjetës, kjo edhe për fajin e portierit të ri të Çelzit, Eduard Medni, i cili bënte mrrekulli në portën e skuadrës londineze.

Për Mançester Junajtedin ishte kjo pika e parë që e fitoi këtë edicion në “Olld Traford” që nga fillimi i sezonit. “Djajtë e Kuq” tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk dinë të fitojnë si vendas në Premierligë.

Në anën tjetër Çelzi nuk fiton plotë 8 ndeshje kampionale në “Teatrin e Ëndërrave”.

Leave a Reply