I pamposhturi Khabib mundi amerikanin Gejxh në luftën e tij të fundit (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov mbetet i pamposhtur. Luftëtari nga Dagestani mundi amerikanin Xhastin Gejxh në meçin e UFC254, që sonte u zhvillua në Abu Dabi, transmeton “infOSport.mk”.

Raundi i parë deri diku ishte i barabartë, me amerikanin që tentonte ta dëmtonte kampionin në këmbë me goditjet e tij me këmbë.

Khabib arriti ta trondiste në një moment më një grusht me të djathtën, ndërsa në fund Xhastin i shpëtoi kapjes, pasi nuk kishte më kohë.

Megjihatë Khabib tregoi në raundin e dytë që është i pathyeshëm, duke bere një “triangle chop” . Gejxh nuk rezistoi dot dhe u dorëzua.

Luftëtari nga Dagestani më pas u ul në gjunjë dhe fitorja i dedikohej babait të tij, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Gjithashtu Khabib deklaroi se kjo ishte përballja e tij e fundit në UFC, duke lënë dorezat brenda oktagonit.

 

 

Leave a Reply