Roma barazon, Napoli fiton, humb Leverkuseni (VIDEO)

Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë bullgarëve të CSKA Sofjes në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa, aty ku sonte fitoren e parë e realizoi edhe Napoli i Elseid Hysajt, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra napolitane mundi Real Sociedadin në udhëtim me rezultatin minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Mateo Politano në minutën e 56-të.

Për dallim nga Napoli, skuadra gjermane e Bajer Leverkusenit u mund në transfertën ndaj Slavia Pragës. Skuadra çeke shënoi fitore minimale 1:0, njëjtë sikurse edhe Gllazgou Renxhersi, që ngadhnjeu përballë Leh Poznan. Fitore identike (1:0) regjistruan edhe Nice dhe Molde, që mundën Hapoel Ber Sheva, gjegjësisht Rapid Vienës.

Fitore të pastërta opër Arsenal dhe Benfika, që shënuan fitoret më të thella në ndeshjet e orës 21:00. “Topçinjtë” në Emirates mundën ekipin e Dundalk me rezultatin 3:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Benfika mundi Standard Liezhin.

Leave a Reply