Bejtullai: FC Shkupi ka ekip të mirë, ti fitojmë në Tetovë për të qenë më të qetë

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur si lidere fazën e parë në elitën e futbollit vendor, kjo falë triumfit në xhiron e 11-të përballë rivalit lokal, Renovës me rezultat 3:1. Falë kësaj fitore “kuqezinjtë” nga Tetova numëorjnë 25 pikë në krye të tabelës, duke u shkëputur nga Shkupi me dy pikë më shumë që të shtunën barazuan me Rabotniçkin në transfertë.

“Realisht ne nuk shikojmë çka bëjnë rivalët, nëse humbin apo fitojnë. Ne jemi të koncentruar maksimalisht në ndeshjet tona. Ne si Shkëndijë futemi në terren gjithmonë të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjet. Nuk don të thotë asgjë barazimi i Shkupit, ata kanë ekip të mirë dhe ne i vlerësojmë maksimalisht ato. Dihet se në vjeshtë kemi edhe një ndeshje direkte me ta këtu në Tetovë dhe mendoj se ajo ndeshje duhet të fitohet për të qenë më të qetë në kreun e tabelës”, ka thënë Bejtullai.

Kujtojmë që në xhiron e radhës Shkëndija dhe Shkupi do të përballen ndërmjet veti në Tetovë. Kjo ndeshje në program është pas dy javësh, kjo për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së vendit gjatë nëntorit.

Kujtojmë ndeshja e parë  e këtij edicioni midis Shkëndijës dhe FC Shkupit e zhvilluar në Çair, ishte mbyllur me barazim 2:2.

Leave a Reply