Ujkan Muça në frymën e fundit i siguroi fitoren Korabit, Gostivari sërish mundet

Një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit i ka dhënë fitoren Korabit kundër Labunishtës në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Ujkan Muça, ai i cili shënoi një super gol me një gjysmëroveshatë, kur përfitoi nga një devijim i portierit mysafir.

Gostivari ndërkohë ka pësuar edhe disfatën e dytë me rradhë, pas asaj nga Kadino. Kjo skuadër sot u mund në transfertën në Ohër, nga Ohrid Lihnidos me rezultatin minimal 1:0.

Vardari i Forinës dhe Drita e Bogovinës në Gostivar barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe Kadino dhe Veleshta në Shkup, ndërkohë Vëllazërimi i Kërçovës në terren vendas u dorëzua përballë Skopjes.

Skuadra nga lagjja e Hekuranës së Shkupit shënoi fitore 3:1, falë golave të shënuar nga Izet Ajrullahu (28’), Vladimir Zhoglev (80’) dhe Mustafa Jusuf (90+2’), derisa golin e vetëm për skuadrën kërçovare e realizoi Mirlind Ibraimi (74’).

LDFMV – Perëndim, Java 10

Ohrid Lihnidos 1:0 Gostivari
Vëllazërimi 1:3 Skopje
Korabi 1:0 Labunishta
Kadino 0:0 Veleshta
Vardar F. 0:0 Drita

Leave a Reply