Liga e Kombeve vjen sonte me disa ndeshje interesante

Menjëherë pas kompletimit te grupeve për në Europianin e ardhshëm, sot do të vazhdojë Liga e Kombeve në kuadër të Ligave A, C, D, e ku kuptohet gjithë vëmendjen marrin ndeshjet e Ligës A.

Portugali – Francë dhe Suedi – Kroaci janë ndeshjet e grupit 3, ndërkohë në grupin 4 në program janë dy super përballjet, Zvicër – Spanjë dhe Gjermani – Ukrainë. Që të dyja këto kombëtare kanë nga 6 pikë dhe për momentin ndajnë pozitën e dytë në grup, duke ndjekur Spanjën e vendit të parë me 7 pikë.

Në këto momente janë duke u zhvilluar dy ndeshje nga Liga “D”, aty ku me fillim në ora 18:00 do të ndeshen edhe Letonia – Ishujt Faroe, ndërkohë po në të njëjtën kohë në program do jenë edhe dy ndeshjet e Ligës “C”, Azerbejxhani – Mali i Zi dhe Qipro Luksemburg.

Leave a Reply