E bujshme, një futbollistë nga Gostivari mund të luaj te Barcelona!

Barcelona po vuan në mbrojtje, pasi ka mungesë mbrojtësish në organikën e saj. Drejtuesit e skuadrës “katalunase” janë në kërkim të një mbrojtësi me kosto të ulët, ndërsa në mesin e futbollistëve të tillë, është edhe futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi.

Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në verën e ardhshme dhe londinezët do të hiqnin dorë nga ish-kampioni i Botës në rast të një oferte të arsyeshme.

Mirëpo Mustafi nuk është emri i vetëm në listën e drejtuesve të Barcelonës, që gjithashtu po shohin mundësinë e transferimit të emrave, si: Matip, Rudiger, Pezzella, apo edhe Fazio.

Ky i fundit ka humbur vendin e titullarit te Roma, aty ku për momentin është rezervë e Ibanez dhe Kumbullas. Pikërisht ky status ka bërë argjentinasin të mendojë shumë më seriozisht një lëvizje, gjithnjë nëse Barcelona vërtetë e kontakton atë, pasi me siguri se më mirë për Fazion do ishte të luante rolin e rezervistit te një skuadër si Barcelona, se sa te Roma.

Leave a Reply