Angellovski fton 3 futbollistë shtesë për ndeshjen me Armeninë, dy prej tyre nga LPFMV

Mungesat e shumta në prag të ndeshjes së fundit të edicionit të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Armenisë, e kanë detyruar trajnerin Igor Angellovski që për këtë ndeshje të ftojë 3 futbollistë shtesë, njofton “infOSport.mk”.

Dy prej tyre vijnë nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, ndërsa i treti është pjesë e skuadrës qipriote të Doksa. Bëhet fjalë për Dushko Trajçevskin, i cili ekipit kombëtarë me shumë gjasa do ti bashkohet direkt në Nikozi, ndërsa dy emrat tjerë janë Darko Micevski i Vardarit dhe Tome Kitanovski i Makedonija GJ.P.

Që të tre këta futbollistë të paktën kanë nga një ndeshje me fanellën e përfaqësueses së vendit tonë, e cila ka nevojë sërish për ta, edhe atë mu në një moment shumë të rëndësishëm, duke pasur parasysh se ndeshja me Armeninë, vendos se cila prej këtyre dy kombëtareve në fund do renditet në pozitën e parë në kuadër të grupit C2 të Ligës së Kombeve, transmeton “infOSport.mk”.

Aktualisht Maqedonia me 9 pikë kryeson renditjen, duke lënë pas vetes Armeninë me 8 pikë. Ekipit të Angellovskit i shkon për shtati edhe një barazim, ndërsa në anën tjetër armenët e kanë patjetër të fitojnë, nëse dëshirojnë që vitin tjetër të garojnë në Ligën “B”.

Leave a Reply