3 futbollistë pozitiv me “Covid 19”, anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë!

Ndeshja e nesërme e Ligës së Kombeve midis Zvicrës dhe Ukrainës mund të anulohet, kjo për shkak se 3 futbollistë të kombëtares ukrainase kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Ukrainës, të cilët madje kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve.

Bëhet fjalë për Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik, të cilët gjatë ditës së sotme kanë marrë përgjigje nga tamponët e fundit se kanë koronavirus.

Që të tre këta futbollistë janë izoluar në dhomat e një hoteli në Bern të Zvicrës, derisa Federata Ukrainase e futbollit po pret vendimin e autoriteteve shtetërore të Zvicrës nëse takimi do të luhet apo jo.

Mund të ndodh edhe i njëjti precedent si me takimin Rumani-Norvegji, që u shty pasi disa futbollistë të kombëtares norvegjeze dolën pozitiv me “Covid 19”.

Leave a Reply