Lajm aspak i mirë për Milanin, Leao dëmtohet me Portugalinë e tij

Lajme aspak të mira për Milanin dhe trajnerin e tyre Stefano Piolin. Sulmuesi Rafael Leao është dëmtuar në sfidën e Portugalisë U-21 ndaj Holandës U-21, ku luzitanët triumfuan me rezultatin 2:1.

Talenti i Milanit nuk ka dalë në fushë pas pjesës së parë, pasi i njëjti mbeti në dhomat e zhveshjes për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar.

Sulmuesi 21-vjeçar luzitan do ti nënshtrohet një vizitave për të kuptuar gjendjen e dëmtimit të tij. Nëse do të jetë dëmtim i rëndë atëherë Pioli do të bëjë pa shërbimet e Leaos, të paktën për ndeshjen delikate ndaj Napolit në kampionat të dielën në mbrëmje.

Leave a Reply