Rikthimi i tifozëve në tribuna, Arsenali për 20 minuta shet 2000 bileta

Rikthimi i tifozëve në stadium ka bërë që tifozët e Arsenalit të vendosin “rekord” për sa i përket shitjes së biletave.

Për 20 minuta janë porositur 2000 bileta për takimin e së enjtes kundër Rapidit të Vjenës në kuadër të Liga Europa, që do të luhet në “Emirates Stadium”.

Autoritetet kanë lejuar që në stadiume të hyjnë vetëm 2 mijë tifozë.

Ky është takimi i parë që luhet me tifozë në “Emirates Stadium” që prej 7 marsit, kur ekipi i Mikel Artetës fitoi ndaj Uest Hemit me rezultatin 1:0.

Qeveria angleze ka vendosur që të hiqet ndalimi i hyrjes së tifozëve në stadiume në datën 2 dhjetor.

Leave a Reply