F1, Sergio Perez, triumfon në Bahrein, Ferrari zhgënjen sërish!

Befasi në garën e parafundit të Formula 1. Në Bahrein në cirkuitin e Sakhir triumfoi në mënyrë surprizuese Valteri Bottas. Fitorja e parë në Botëror për pilotin meksikan të Racing Point, i cili shfrytëzoi një gafë të Mercedes me talentin, George Russell.

22-vjeçari po zëvendëson kampionin Hamilton e infektuar me Covid-19.

Russell po dominonte garën e Sakhir, por mekanikët gabuan gjatë momentit që ndodhej në boks.

Anglezit iu montuan gomat e Valtteri Bottas dhe iu desh të kthehej përsëri në boks.

Russell e mbylli në vend të nëntë, por tregoi aftësi fantastike në makinën e njohur gjermane. Podi u kompletua nga Esteban Ocon i Renault në vend të dytë, derisa kanadezi, Lance Stroll i Racing Point u rendit i treti.

Tjetër zhgënjim i makinave të Ferrarit. Charles Leclerc përfundoi jashtë pistës që në xhiron e parë goditi fituesin Perez dhe nxori jashtë edhe Max Verstappen, ndërsa Sebastian Vettel nuk shkoi më shumë se pozicioni i 11-të, duke vazhduar ecurinë e dobët në këtë sezon të fundit të tijin me Ferrarin. (SS)

Leave a Reply