Milani i ri fiton edhe pa Ibrahimoviç, ruan epërsinë në renditje (VIDEO)

Milani ka regjistruar edhe fitoren e 8-të sezonale në 10 javë kampionat, teksa osnte si mysafir në stadiumin “Luixhi Feraris” mundi Sampdorian me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore, Milani riktheu sërish epërsinë prej 5 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, rivalit lokal, Interit, skuadër kjo që aktualisht ndodhet në pozitën e dytë me 21 pikë.

Në një ndeshje të luftuar, ku Milani kishte më shumë nga loja, sidomos në pjesën e parë, “kuqezinjtë” avansuan në minutën e fundit të kësaj pjese, kur Braim Diaz përfitoi një penalti, ndërsa ekzekutor i saktë u tregua Frank Kessie.

Pjesa e dytë doli të jetë më e ekuilibruar, me Sampdorian që në disa momente harrohej të kthehej në mbrojtje, duke kërkuar golin e barazimit, por që në minutën e 77-të, ata u ndëshkuan sërish, kësaj rradhe nga rezervisti, Samu Kastiljeho. Spanjolli ishte me fat dhe u tregua si zëvendësim i qëlluar i trajnerit Pioli, pasi vetëm pas disa sekondave të kaluara, në kontaktin e tij të parë me topin, arriti që të vendos pas shpinës së portierit vendas, Audero.

Sampdoria gjithçka që mundi të bëjë deri në fund të takimit, ishte goli i Ekdal në minutën e 82-të, i cili përfitoi nga një harkim në zonë, ndërsa Donaruma, edhe pse nuk lejoi që topi të prek rrjetën e tij, megjithatë i njëjti kishte tejkaluar vijën fatale të golit, gjë të cilën e konfirmoi edhe arbitri kryesor Kalvareze, transmeton “infOSport.mk”.

Në fund fitore më se e merituar e Milanit, që tashmë 22 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë në “Serie A”.

Leave a Reply