Tirana përveç Hasanit, gati të transferojë edhe një tjetër futbollistë nga Maqedonia

Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana nuk e nisi edhe aq mirë sezonin aktual, ndërsa drejtuesit “bardheblu” me në krye presidentin Refik Halili, në merkaton e janarit janë gati të bëjnë më të mirën, duke afruar në skuadër emra cilësor, shkruan “infOSport.mk”.

Një ndër ta pa dyshim se është Ferhan Hasani, me të cilin drejtuesit e Tiranës veçmë thuhet se kanë filluar bisedimet, madje duke i ofruar tetovarit një pagë të majme mujore prej 12 mijë eurosh, ndërsa siç raporton “Panorama Sport”, drejtuesit e skuadrës “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare, i kanë vënë syrin edhe shkupjanit, Jasir Asani, që aktualisht luan te rivalët e përjetshëm të Partizanit.

Asani nuk është i kënaqur me minutazhin te Partizani, edhe pse disa ditë më parë i njëjti kishte deklaruar se nuk do të ndërronte Partizanin me ndonjë skuadër tjetër në Shqipëri.

Mbetet të shihet nëse Asani do ju qëndroj besnik fjalëve, apo ndoshta do bëhet futbollisti i parë shkupjan, që do të luaj për dy skuadrat rivale nga kryeqendra shqiptare?!

Leave a Reply