Çka po ndodh me Ballkanin, pas Munishit largohen edhe disa futbollistë!

Skuadra nënkampione e vjeshtës në futbollin elitarë të Kosovës, Ballkani, ndodhet në një tranzicion të vërtetë. Largimi i trajnerit Ismet Munishi ditë më parë, ka sjellur një “fortunë” të vërtetë te skuadra nga Suhareka, pasi që pas tij edhe shumë të tjerë kanë paketuar valixhet për t’u larguar nga Suhareka, shkruan “Gazetasheshi.com”.

Me Munishin ka ikur edhe ndihmësi i tij, Agim Maliqi, ndërkohë që largime ka edhe në organikën e futbollistëve.

Gazeta “Sheshi” raporton ekskuzivisht që dy yjet e skuadrës, Roni Gashi dhe Liridon Fetahaj tashmë janë larguar nga Ballkani, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Gashi ishte transferuar te Ballkani një vit më parë nga Teuta e Durrësit, por pa arritur të fitoj një pozitë të titullarit, ndërkohë, Fetahaj ishte transferuar nga FC Prishtina, teksa ndodhej i huazuar te Liria e Prizrenit.

Dy futbollistët prizrenas nuk janë largimet e vetme, pasi që nga skuadra pritet të ketë edhe ndryshime të tjera.

Kujtojmë që ditë më parë nga skuadra u largua edhe portieri, Armend Rugji, i cili gjithashtu vjen nga qyteti i Prizrenit, si dhe sulmuesi nga Mali i Zi, Armin Bosnjak.

Leave a Reply