Nuk po mund të shkëlqejë te Reali, Hazard flet për të ardhmen e tij!

Eden Hazard konsiderohet të jetë njëri ndër transferimet që Zinedine Zidane ka dëshiruar më së shumti. Hazard njihet për lëvizjet e tij me top dhe driblimet e jashtëzakonshme, mirëpo një gjë të tillë nuk po mund ta tregojë edhe te Real Madridi.

Problemet me dëmtimet po e shoqërojnë belgun edhe tek “mbretërit”, ku këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Në ditëlindjen e tij të 30-të, Hazard, ka biseduar rreth së ardhmes së tij te klubi madrilien.

“Unë kam kontratë edhe për 3 vite të tjera këtu dhe mendoj shpesh herë për të ardhmen. Do ta shohim nëse do të vazhdojë akoma, duhet ta dijë nëse trupi im do të më lejojë si fillim. Nëse kam dëmtime, nuk do t’ia dal të luaj futboll kur të mbush 35 vjet”, – është shprehur Hazard, i cili te Reali i Madridit u transferua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Çelzit.

Brenda kësaj periudhe, Hazard me fanellën e Realit ka zhvilluar vetëm 30 ndeshje, duke realizuar 3 gola.

Leave a Reply