Gabimi trashanik në ndeshjen me Udineze, reagon Amir Rrahmani

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas gabimit trashanik të bërë në ndeshjen e djshme ndaj Udinezes.

Rrahmani bëri gabim në mbrojtje, nga i cili përfitoi kundërshtari që barazoi shifrat në 1:1, me anë të Lasanja.

Mirëpo, fal golit në minutën e fundit nga Tiemue Bakakoko, Napoli arkëtoi pikët e plota nga kjo transfertë e vështirë.

Mbrëmë Rrahmani në profilin e tij në “facebook” ka postuar dy foto, përmes të cilave paralajmëroi se së shpejti do të kthehet në krye.

Duke pasur parasysh se edhe trajneri Xhenaro Gatuzo paralajmëroi se Rrahmani do të ketë mundësinë sërish për të treguar aftësitë e tij, një paralajmërim  i këtillë i kapitenit të përfaqësueses kosovare është më se i drejtë.

Leave a Reply