E bujshme, Allegri trajner i Romës!

Masimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës, teksa raportohet se tashmë është arritur marrëveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton “Calciomercato”, ai ishte kontaktuar edhe nga Çelzi dhe Napoli.

Megjithatë i njëjti ka refuzuar këto dy klube, duke ju bërë me dije se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën dhe se brenda disa ditësh do të prezantohet si kryetrajner i skuadrës nga kryeqendra italiane, duke zëvendësuar portugezin, Paulo Fonseka.

Leave a Reply