Futsall, Enhalon merr tjetër fitore të rëndësishme në Tetovë

Skuadra e futsallit nga Struga, Enhalon ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Dytë të futsallit në vendin tonë, duke mundur në Tetovë, ekipin SEEU me rezultatin 4:2.

Golashënues për ekipin strugan në këtë takim ishin Adem Canoski, Niko Plastinoski, Stefan Meckaroski dhe Darko Baloski.

Për Enhalon kjo ishte fitorja e tretë nga katër ndeshje të luajtura deri më tani dhe për momentin mbajnë pozitën e parë në renditjen tabelare me 9 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija nga Tetova, por ekipi strugan ka një ndeshje më pak të luajtur, atë përballë Ovce Pole, të cilën pritet ta zhvillojnë javën në vijim.

Leave a Reply