Muhamed Sejdini shpallet personalitet i vitit nga Komuna e Kërçovës

Numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini, është shpallur personalitet i vitit nga Komuna e Kërçovës për vitin 2020, njofton “infOSport.mk”.

Ky çmim Muhamed Sejdinit nga ana e Kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, i jepet për shkak suksesit të madh të përfaqësueses së Maqedonisë, e cila për herë të parë në historikun e saj do të luaj në një Europian të futbollit.

Pikërisht ky sukses i jashtëzakonshëm ka shtyrë numrin 1 të Kërçovës, që Sejdinin ta shpall personalitet të vitit për shkak meritave të veçanta dhe kontributit në arritjen e kualifikimit të përfaqësueses së Maqedonisë në EURO2021, si dhe në promovimin e frymës sportive.

Sejdini ndryshe është shqiptari i parë që udhëheq Federatën e Futbollit vendor, dhe me siguri se do të mbahet mend gjatë kohë për gjithë këto suksese që kjo Federatë i arriti gjatë mandatit të tij.

Edhe përkundër lojrave politike që tentohen ti bëhen, Sejdini me shumë gjasa do të udhëheq këtij institucion sportiv edhe 4 vite të tjera, duke pasur parasyh se është kandidati i vetëm për President të Federatës së Futbollit në vend. (infOSpor.mk)

Leave a Reply