Sedat Berisha fiton duelin me Ardian Nuhiun e Dritën e tij (VIDEO)

I larguar në mungesë të hapësirave për lojë një vit më parë, Sedat Berisha kthehet në Gjilan dhe largohet ballë lartë duke e mundur me Trepçën e tij, kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën me rezultatin 2:1.

Berisha për 90 minuta ishte komandant i mbrojtjes dhe udhëhoqi skuadrën e Trepçës drejt triumfit dhe tre pikëve. Zeki Ademi dhe Adenis Shala realizuan për Trepçën, ndërsa Drita e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu shënoi golin e vetëm përmes Kastriot Rexhës.

Pas këtij triumfi, Trepça renditet në pozitën e 5-të në Superligën e Kosovës me 25 pikë të tubuara, ndërsa pas 20 xhirove, Drita vazhdon të mbajë kreun me 44 pikë.

Leave a Reply