Nuk kanë fund telashet për Strakoshën, do mungoj ndaj Juves

Nuk kanë fund telashet për Thomas Strakoshën. Gardiani shqiptar me shumë gjasa do të humbas ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit.

Ai u kthyer në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës.

Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sportmediaset”, teksa mungesa e tij në stërvitje bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lazios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër.

Leave a Reply