Ja kur luhet derbi i madh shqiptarë i rrethit të tretë, Shkëndija-FC Shkupi

Sot edhe zyrtarisht është mbyllur raundi i dytë i garave në Ligën e Parë Futbollistike, ndërsa nga java e ardhshme starton raundi i tretë dhe final ku 11 xhirot e fundit do të na japin emrin e kampionit të ri, skuadrave që do të na prezantojnë në Europë, por gjithsesi edhe atyre skuadrave që vitin tjetër do të garojnë një rang më poshtë, njofton “infOSport.mk”.

Pas 22 xhirove të para, Shkëndija është skuadra më e mirë e cila ka grumbulluar 47 pikë, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt FC Shkupi. Pra dy skuadra shqiptare në kreun e tabelës dhe ndër konkurrentët kryesor për titull, që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Por vallë a do të zhvillohet lufta deri në fund mes këtyre dy skuadrave, apo në të do të përfshihen edhe skuadra të tjera, kjo mbetet të shihet nga java në javë, e që për TOP4, çdo ndeshje do të jetë finale.

Shkëndija është në “pol-position”, ndërsa edhe orari i ndeshjeve të raundit të tretë ju shkon për shtati, duke pasur parasysh se në javën e fundit, kur mund të vendoset edhe titulli kampion do të përballen në shtëpi me FC Shkupin.

Kjo ndeshje në program është me datë 16 maj, ndërsa vlen të theksohet se “kuqezinjtë” nga Tetova nga TOP4 skuadrat e para në tabelë, në shtëpi do të luajnë edhe me Struga Trim Lum, ndërsa do të jenë mysafir të Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply