Rabotniçki dhe Renova takohen nesër në Shkup

Pauza dy javore në kampionatin vendor për shkak paraqitjes së ekipit kombëtar në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e Katarit, ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë rival për të zhvilluar ndeshje miqësore, me qëllim që të mbajnë ritmin e garave, njofton “infOSport.mk”.

Kështu nesër në Shkup, në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit, një ndeshje luksu do të zhvillojnë dy skuadrat e elitës, Rabotniçki dhe Renova.

Ndeshja starton në ora 15:00, ndërsa që të dyja skuadrave do ju shërbejë si parapërgatitje për ndeshjet e javës së 25-të në kampionat.

Rabotniçki me 4 prill në terren vendas do të mirëpret Borecin, ndërkohë Renovën e pret një përballje shumë e vështtirë në Shkup përballë FC Shkupit të Hasan Ozer.

Leave a Reply